Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur më 6 korrik në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia bën të ditur se ka arrestuar një vajzë, pasi që ajo kishte rrahur nënën e saj.
“Prishtinë 06.07.2021 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma.