Lista Serbe ka dorëzuar sot pranë Komisionit Qendror Zgjedhor listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, shkruan Gazeta Enigma.
Përmes një njoftimi me video, me elemente të propagandës në përmbajtje, të bërë në Facebook, Lista Serbe thotë se do t’i marrë 10 ulëset e garantuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Siç e shihni këtu, ne nga të gjitha pjesët e Kosovës jemi të vendosur në luftën për të luftuar për 10 ulëse parlamentare dhe sigurisht që do t’i pushtojmë të dhjetë ulëset parlamentare të destinuara për komunitetin serb. Për shkak të Milloshit, Nikollës, Kristijanit, Darës dhe Stefanit dhe të gjithë vëllezërve tanë të burgosur padrejtësisht, ne po hyjmë në këtë luftë demokratike më të fortë se kurrë sepse e dimë se për çfarë mbrojmë dhe për çfarë luftojmë”.
“Dhe krejt në fund, rroftë uniteti serb, rroftë lista serbe dhe rroftë shteti i Serbisë”, thuhet në njoftim.