Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka bërë të ditur se sot do të mbahet një mbledhje urgjente.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se kjo mbledhje është me dy pika të rendit të ditës, bartja e buxhetit dhe miratimi i buxhetit për vitin 2025.
Siç njoftohet kjo mbledhje do të mbahet me fillim nga ora 10:00.
“Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban nesër (12.12.2024), mbledhje urgjente me dy pika të rendit të ditës: bartja e buxhetit dhe miratimi i buxhetit për vitin 2025. Mbledhja urgjente mbahet me fillim në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Enigma