Pak orë pas publikimit të listës së kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit, partia e Donika Gërvallës dhe Faton Pecit, Partia “Guxo”, është turbulluar, shkruan Gazeta Enigma.
Pas vendimit të degës së Ferizajit nga kjo parti, për të mos marrë pjesë në zgjedhje, bojkotit ju bashkua edhe dega e Pejës.
Sipas tyre ata nuk janë pyetur për listën e dorëzuar tashmë në KQZ.
Aty përmendet se vendimet kanë qenë të njëanshme të marra nga Faton Peci dhe Donika Gërvalla. / Gazeta Enigma.