Dhunim në Istog, Policia identifikon viktimën përmes videos, por jo të dyshuarin

Dhunim në Istog, Policia identifikon viktimën përmes videos, por jo të dyshuarin

Policia e Kosovës ka nisur hetimet më 29 nëntor për një rast dhunimi në Istog, pasi një video me përmbajtje të keqpërdorimit seksual ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Policia ka identifikuar viktimën, por të dyshuarin nuk e ka gjetur në shtëpi e dyshohet se është jashtë Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

“Është pranuar një informate se përmes rrjeteve sociale është duke qarkulluar një video incizim me përmbajtje të keqpërdorimit seksual.  Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore  është identifikuar viktima femër kosovare dhe i dyshuari mashkull kosovar. Ne vazhdimësi të veprimeve policore, është kërkuar i dyshuari në shtëpinë e tij por nuk është hasur, pasi që dyshohet se gjendet jashtë Kosovës. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./GazetaEnigma/

Related Articles