Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, pasi kishte aplikuar ditë më parë për termin.
Ministrja Nagavci deklaroi se disa qytetarë po shprehin shqetësimin në lidhje me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.
Nagavci theksoi se është vaksinuar me dozën e parë të kësaj vaksine, saktësisht me atë që ofrohet e që është aprovuar nga OBSH.
Ministrja Nagavci ka ftuar të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e institucioneve arsimore që të vaksinohen dhe të jenë gati për fillimin e vitit të ri shkollor.