Veliu për shkarkimin e bordit të RTK-së: Ndryshojani edhe emrin në ”Televizion i Partisë Shtet”

Veliu për shkarkimin e bordit të RTK-së: Ndryshojani edhe emrin në ”Televizion i Partisë Shtet”

Akuza të rënda pati për Lëvizjen Vetëvendosje, deputeti i LDK-së, Agim Veliu, teksa foli për tentativën për ta shkarkuar bordin e RTK-së, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai me këtë rast e ka quajtur maskardë rekomandimin për shkarkimin e këtij bordi.

Ai u shpreh në Kuvend se ajo që po ndodhë sot, është kapje klasike, madje lidhur me këtë ai propozoi edhe ndryshim të emrit të televizionit.

”Mjafton të mos mendosh sikur pushteti. Brigadat virtuale të shpallin armik. Pika e sotme e rendit të ditës, është kulmi i kësaj maskarade, kundër fjalës së lirë dhe kundër atyre që mendojnë ndryshe. Çdo kush që nuk ka mendim unisoj me liderin e tyre, bëhet target për sulm”, tha ai.

”Në këtë përvjetor ky transmetues publik, po merr edhe një goditje nga pushteti. Dënimi kolektiv iu takon më së shumti regjimeve autoritare”.

”RTK ka pasur nevojë për një auditim të thellë dhe çdo parregullësi e evidentuar do duhej të kërkohej llogari individuale por jo kolektive siç po ndodhë sot”.

”Do të ketë reagime ndërkombëtare dhe pasojat do t’i bartë shteti ynë i cili gradualisht po zhytet në autokraci. Kjo që po ndodh sot, është kapje klasike, apo thënë ndryshe, shtetëzim i transmetuesit publik. S’ka mbetur asgjë tjetër, veçse edhe emrin t’ja ndryshojmë këtij televizioni t’ja bëjmë psh, Televizioni i Partisë Shtet”, tha tutje ai.

Related Articles