Boban Babunski merr drejtimin e KF Besa

Boban Babunski merr drejtimin e KF Besa

KF Besa nga Dobërdolli, anëtare e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ka konfirmuar emërimin e Boban Babunskit si trajnerin e ri të skuadrës, njofoton Telegrafi.

Lajmi u bë i ditur nga klubi, i cili shprehu entuziazmin për arritjen e marrëveshjes me trajnerin e njohur. Babunski është një figurë e respektuar në futbollin vendor dhe me përvojë të pasur si lojtar dhe trajner, pritet të sjellë një frymë të re dhe strategji të qarta për ekipin.

KF Besa ka promovuar trajnerin me një deklaratë në faqen e dytë zyrtare në „Facebook“ ku mes tjerash kanë thënë: “Besojmë se Boban Babunski do të sjellë një frymë pozitive dhe energji të re në ekipin tonë, duke na ndihmuar në arritjen e qëllimeve për sezonin e ri. I urojmë mirëseardhje dhe suksese në klubin tonë!”

Sezoni aktual ka qenë një periudhë tranzicioni për Besën, e cila e nisi kampionatin me trajnerin Aleksandar Tanevski. Pas largimit të tij, skuadra u drejtua nga Berat Imeri për një periudhë të shkurtër, ndërsa gjysmësezonin e përmbylli nën drejtimin e Burim Sadikut. Ky ndryshim i shpeshtë në drejtimin teknik pasqyronte një periudhë të pasigurisë dhe kërkimit për stabilitet, që tashmë pritet të arrihet me ardhjen e Babunskit. Kujtojmë se trajneri Babunski ka drejtuar edhe ekipet e Vardarit, Pobedës, Pelisterit, ndërsa ka qenë edhe përzgjedhës i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut U21.

Babunski ka një sfidë të rëndësishme përpara, pasi pritet të krijojë një skuadër konkurruese  me shpresë të mëdha për një kthesë pozitive në pjesën e dytë të sezonit.

Skuadra e Besës është në pozitën e 10-t në renditjen e tabelës me 13 pikë, aq sa ka edhe Vardari, ndërsa vetëm dy pikë më pak ka e fundit Voska Sport.

Related Articles