Policia Rajonale e Prizrenit, po kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave ë cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e një personi.
Ky i fundit po dyshohet për falsifikim parash.
Sipas policisë, ai po kërkohet për një rast të falsifikim parash të ndodhur më 11 prill rrugën “Wiliam Woker” në Prizren.
“Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, apelon policia. /Gazeta Enigma