Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, numri i të vdekurve në Gaza shkon në 45 mijë

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, numri i të vdekurve në Gaza shkon në 45 mijë

Pas 14 muajsh luftime, midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit, numri i të vdekurve nga kjo luftë ka arritur shifrën prej 45 mijë.

Kështu kanë njoftuar zyrtarët palestinez të shëndetësisë.

Vetëm në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë 52 persona.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në numërimin e saj, por ka thënë se më shumë se gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë më shumë se 17,000 militantë, pa dhënë prova.

Me rritjen e numrit të të vdekurve, përpjekjet për të arritur një armëpushim janë rritur në javët e fundit pas lëkundjeve të vazhdueshme.

Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara kanë ripërtërirë përpjekjet e tyre për të ndërmjetësuar një marrëveshje në nivele të larta ditët e fundit.

Ndërmjetësuesit kanë thënë se duket se ka më shumë vullnet nga të dyja palët për të përfunduar një armëpushim.

Ministria e Shëndetësisë tha se 45,028 njerëz janë vrarë dhe 106,962 janë plagosur që nga fillimi i luftës. Ajo ka thënë se numri i vërtetë është më i lartë sepse mijëra trupa janë ende të varrosur nën rrënoja ose në zona ku mjekët nuk mund të hyjnë. /Gazeta Enigma

Related Articles