Lajmërohet Kurti nga Sllovenia, shfaqet krah filozofit

Lajmërohet Kurti nga Sllovenia, shfaqet krah filozofit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës është takuar me filozofin slloven, Mladen Dolar.

Ai ka postuar një fotografi krah tij në Instagram, ku ka treguar më shumë rreth asaj çka kanë diskutuar me filozofin.

“Mladen Dolar është filozof slloven, në vitet 1979/‘80 student në Paris i Deleuze, Foucault, Lacan, Jean-Claude Milner, Derrida e Barthes, që u bë ligjërues në universitete të mirënjohura evropiane e amerikane në këtë shekull. Kënaqësi të diskutojmë për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë dhe botë, për filozofinë politike dhe rrethanat e zhvillimet në Kosovë, Slloveni e rajon. Bashkë me Slavoj Žižek dhe Alenka Zupančič, përbën triumviratin e Shkollës Psikanalitike të Lubjanës”, ka shkruar shefi i qeverisë.

Ndërkaq, Kurti sot është dashur të paraqitje në Prokurorinë Speciale si dëshmitar, por për shkak të qëndrimit të tij në Slloveni, kjo gjë nuk ndodhi.

Për këtë, zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, kishte thënë se Prokuroria ka qenë e njoftuar dhe se kryeministri është shprehur i gatshëm t’i presë prokurorët në zyrë. /Gazeta Enigma

Related Articles