Nesër bllokohet rruga Prishtinë – Pejë, shkak punimet

Nesër bllokohet rruga Prishtinë – Pejë, shkak punimet

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.

Në trasen e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

Ky do të jetë minimi i pestë I masave shkëmbore në këtë rrugë./Gazeta Enigma

Related Articles