Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra disa javë më parë pranë shkollë Fan Noli, i kanë dërguar një letër ambasadës amerikane ku kanë shprehur shqetësimin për manipulimin e ngjarjes që i mori jetë djalit të tyre.
Në letrën drejtuar të dërguarës së SHBA në Shqipëri prindërit e të miturit shprehen se sjellja e papërgjegjshme e disa institcuioneve shqiptare dhe mosmarrja e përgjegjësisë është si një vrasje për së dyti e djalit të tyre, raporton Euronewsalbania.
Letra e plotë
Jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit e djaloshit 14-vjeçar Martin Cani, që prej 3 javësh mungon në vatrën tonë familjare, pasi u vra në kohën kur ne besonim se e kishim të sigurt në shkollë, institucion që administrohet nga shteti shqiptar.
Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin se askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktoi humbjen e djalit.
Dhe më e pabesueshmja dhe e pafalshmja është që po na vrasin dhe neve si prindër, si dhe Henrin, vëllanë e Martinit, me tentativën për ta tjetërsuar e manipuluar ngjarjen, duke mos e zbardhur ngjarjen qëllimisht, vetëm e vetëm për të shpëtuar fajtorët, të cilët ndryshe nga Martini jetojnë mbi dhe.
E them këtë nisur nga informacionet që njerëzit pranë meje kanë, diskutimet dhe debatet që po bëhen nëpër studio televizive nga gazetarë të kronikës, prokurorë, avokatë dhe ish-punonjës policie. Gjithashtu, i frikësohemi mënyrës sesi ka ndodhur në tragjedi të tjera, ku autorët kanë ndihmuar për t’i shpëtuar ndëshkimit.
Zonja Nancy!