Kryeministri Albin Kurti, mbrëmjen e së mërkurës bëri prezantimin e 110 kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai tha se synon gjysmë milioni vota për partinë e tij në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ndërkohë që nuk e la pa i përmendur pushtetet e kaluara, duke përmendur korrupsioni dhe se vetë ai e ka ndalur një gjë të tillë në katër vitet e fundit.
Tutje Kurti foli pak edhe për ftesën nga Prokuroria Speciale si dëshmitarë, duke thënë se kjo është “një ndër veglat e fundit e opozitës”, në tentim për ta sabotuar atë.
“Po tentojnë të na sabotojnë përmes Prokurorisë Speciale. E kanë gabim, e kanë pa që e kanë gabim, sepse ne jemi ta pa korruptueshëm e të pa shantazhueshëm, në çdo kohë dhe situatë”, tha Kurti.
Krejt në fund, i pari i Qeverisë bëri një deklaratë të çuditshme, para të pranishmëve në sallë.
“Nëse ju më doni mua 50% sa unë ju dua juve, do i marrim 70% të votave”, tha Kurti. /Gazeta Enigma