Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhënjim Kastrati ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e Bordit të televizionit publik, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se shkarkimi i Bordit të RTK-së është precedent i rrezikshëm për mediumin publik.
“Ajo çfarë ndodhi sot me mënyrën e shkarkimit të anëtarëve të bordit të RTK-së është precedent i rrezikshëm për RTK-në, dhe të ardhmen e mediumit publik. Armend Muja dhe Doarsa Kica e dinë që argumentet e tyre te paraqitura para deputeteve për shkarkimin e Bordit nuk qëndrojnë, por e kanë obligim te kryejnë misionin, dhe kjo është e frikshme për demokracinë! Nesër kush e di çfarë vendimi marrin!”, ka shkruar Kastrati.
Postimi i plotë i tij:
Ajo çfarë ndodhi sot me mënyrën e shkarkimit të anëtarëve të bordit të RTK-së është precedent i rrezikshëm për RTK-në, dhe të ardhmen e mediumit publik.
Armend Muja dhe Doarsa Kica e dinë që argumentet e tyre te paraqitura para deputeteve për shkarkimin e Bordit nuk qëndrojnë, por e kanë obligim te kryejnë misionin, dhe kjo është e frikshme për demokracinë! Nesër kush e di çfarë vendimi marrin!
Por një gjë është e sigurtë që:
1. Auditim ka pasur në RTK
2. Raporti 2020, i performancës dhe ai financiar është publik dhe është një nga raportet me notat më të mira nga auditori i pavarur.
3. Për profesionalizmin e disa anëtarëve të Bordit flasin CV-të dhe përvoja e tyre dhe zgjedhja e tyre nga Kuvendi.
Unë do të jem falënderues për bashkëpunimin që kemi pasur me këtë Bord, pavarësisht tentimeve të politikes për ta komprometuar RTK-në nëpërmjet fabrikimeve dhe inskenimeve të situatave.
Përgjegjësi para publikut dhe ligjit, PO!
Nënshtrim dhe përulje JO!