Ferizaj dhe Shtime: I konfiskohen armë dy personave, njëri është 17-vjeçar

Ferizaj dhe Shtime: I konfiskohen armë dy personave, njëri është 17-vjeçar

Policia e Ferizajit dhe e Shtimes ka ndaluar dy persona për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, më 17 dhjetor, një 17-vjeçar, L.S., i cili ndodhej në një kafene, është kapur me një pistoletë në pronësi të paligjshme, shkruan Gazeta Enigma.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma është konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Ndërsa për rastin në Shtime, policia e ka kontrolluar një veturë, dhe tek 26-vjeçari E.S., është gjetur një armë zjarri (pistoletë) dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë.

“Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari  është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit”, thuhet në njoftim. /GazetaEnigma/

Related Articles