Murati jep detaje se kur do të ekzekutohet 100 eurot shtesë për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç

Murati jep detaje se kur do të ekzekutohet 100 eurot shtesë për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pensionistëve dhe fëmijëve deri në 16 vjeç t’ua ndajë nga 100 euro në fundvit.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ky i fundit tregoi se kur do të ekzekutohet këto mjete.

Murati bëri të ditur se përfituesit nuk kanë nevojë të aplikojnë.

Shefi i “Kuletës së Shtetit” tha se brenda javës do të mundohen t’i ekzekutojnë këto pagesa.

“Do të mundohemi që gjatë kësaj jave dhe megjithëse kemi një ditë pune e cila është pushim, t’i bëjmë të gjitha përgatitjet teknike në mënyrë që të ekzekutohen pagesat këtë javë”, tha Murati.

Related Articles