Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha se ndan shqetësimin e shprehur nga SHBA dhe BE, raporton Gazeta “Enigma”.
Ttutje Rohde ka theksuar se procesi i certifikimit nuk duhet të politizohet.
“Unë ndaj shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së në lidhje me moscertifikimin e Listës Srpska. Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është thelbësor. Procesi i certifikimit është një procedurë rreptësishtë formale që nuk duhet të politizohet”, shkruan ambasadori në “X”.
Për rastin kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara janë shprehur thellësisht të shqetësuara nga moscertifikimi i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. /Gazeta Enigma/