OECD: Covid-19 mbylli 22 milionë vende pune

OECD: Covid-19 mbylli 22 milionë vende pune

Rreth 22 milionë vende pune janë mbyllur në ekonomitë e zhvilluara për shkak të pandemisë Covid-19, deklaroi Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD).

Në raportin vjetor të OECD-së rreth parashikimeve për punësim, gjithashtu, citohet se programet qeveritare për punësim, të zbatuara gjatë krizës së koronavirusit, kanë ruajtur rreth 21 milionë vende pune, raporton ATSh.

”Megjithatë kombet e pasura përballen me kërcënimin nga rritja afatgjate e shkallës së papunësisë, sepse shumë punëtorë të pakualifikuar, të cilët ishin shpërngulur për shkak të pandemisë, nuk po arrijnë të gjejnë punësim të ri”, theksoi OECD.

”Shumë vende pune të humbura gjatë krizës së pandemisë nuk do të rimëkëmben”, deklaroi Stefan Karsilo, kreu i OECD-së.

Ekspertët e OECD-së nuk presin se punësimi i përgjithshëm në vendet anëtare të kësaj organizate do të normalizohet deri në katër mujorin e tretë të vitit 2023. /Gazeta Enigma/

Related Articles