Selena Gomez i është kthyer përforcimit të shëndetit të saj mendor, pasi u diagnostikua me çrregullim bipolar vitin e kaluar.
Këngëtarja e njohur në një intervistë për Vogue Australia ka treguar se në luftën kundër çrregullimit bipolar ndihmon DBT – terapia dialektike e sjelljes.
“Ju mund të gjeni një mënyrë për të jetuar me të. Sapo ta kuptoni këtë, frika e pranimit te njerëzit që keni një diagnozë zhduket”, ka deklaruar ajo.
Selena gjithashtu deklaroi se që nga shkuarja në terapi, ka vërejtur përmirësime të ndjeshme në shëndetin e saj mendor, por edhe në mënyrën e të të menduarit.
“Jam vërtet e lumtur me atë që jam. Jam mirënjohëse që kam arritur moshën 29 vjeçare, sepse isha krejtësisht ndryshe vetëm dy vjet më parë. Tani jam më mirë”, ka theksuar Gomez./Gazeta Enigma/