Formacionet zyrtare, Llapi – Shkupi

Formacionet zyrtare, Llapi – Shkupi

Conference League sot do të fillojë me ndeshjes kualifikuese, ku do të debutojë edhe Llapi, që luan kundër Shkupit.

Llapi do të jetë mysafir i skuadrës së Shkupit me ndeshjen që luhet nga ora 20:00 në stadiumin “National Arena Toshe Proeski” të Shkupit.

Të dyja skuadrat synojnë ta nisin me rezultat pozitiv aventurën e tyre në Evropë.

Llapi i ka besuar gardës së vjetër, duke luajtur nga minuta e parë me Kastriot Selmanin dhe Valmir Veliun në sulm, ndërsa në qendër do të jetë Alban Shillova.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave ku nikoqir do të jetë Llapi.

Shkupi: Naumovski, Kitanovski, Rëatubyaye, Faustin, Zuka, Ali, Alvarez, Cheshmedijev, Markoski, Gjorgjievski, Cvetanoski.

Llapi: Coric, Emini, Prençi, Idrizi, Peposhi, Shabani, Ramadani. Hoti, Shillova, Selmani, Veliu.

Related Articles