Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan: Një i lënduar

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan: Një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badocit. 

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar për Gazetën Enigma.

Sipas Ahmetit, në aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore. Hetuesit e njësitit të trafikut janë duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 21:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut,” tha Ahmeti.

Related Articles