Prishtinë: Dy të lënduar nga i bombolës së gazit në një lokal 

Prishtinë: Dy të lënduar nga i bombolës së gazit në një lokal 

Dy persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, ka thënë se shpërthimi thuhet se ka ndodhur rreth orës 23:00.

“Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të  vendit të  ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi”.

“Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendngjarje dhe po merret me  trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. 

Related Articles