Arrestohen edhe dy persona për tentim vrasjen e 19-vjeçarit në Gjilan

Arrestohen edhe dy persona për tentim vrasjen e 19-vjeçarit në Gjilan

Një konflikt verbal mes disa të rinjve eskaloi javën që shkoi në Gjilan dhe për pasojë tash janë ndaluar tre persona.

Dy personat e fundit janë arrestuar dje nga Policia, pasi dyshohen se e sulmuan një 19 vjeçar.

Gazeta Sinjali mëson se të dyshuarit që lidhen me rastin janë: Don Zuzaku dhe Shkëlqim Krasniqi.

Para këtyre në polici siç ka raportuar po ashtu është dorëzuar Lenard Ukshini, rreth 25-vjeçar.

Ky i fundit po hetohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, pasi dyshohet se e sulmoi fizikisht me një shkop viktimën.

Ukshini u përfshi në përleshje me viktimën, një 19-vjeçar, pas një konflikti që dyshohet se ka pasur me të për shkak të xhelozisë mes tyre.

Për pasojë, pas fjalosjes, ai e ka goditur me shkop druri viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Arrestimet e të dyshuarve i ka konfirmuar edhe policia e Gjilanit.

Related Articles