40 të vdekur nga aksidenti i aeroplanit në Kazakistan sipas autoriteteve

40 të vdekur nga aksidenti i aeroplanit në Kazakistan sipas autoriteteve

Mbi 40 persona raportohet se mund të kenë humbur jetën, nga rënia tragjike e aeroplanit Azerbaijan Airlines, gjatë fluturimit, transmeton Gazeta Enigma.

Aeroportit ra në Aktau në Kazakistan, afër Detit Kaspik, të mërkurën në mëngjes.

Ai u devijua për shkak të mjegullës së dendur në Grozni, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.

Ministria e Situatave Emergjente e Kazakistanit njoftoi se në bord ndodheshin 69 persona, përfshirë 64 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

Nga aksidenti mbijetuan 29 persona, ndërsa shumë prej tyre janë shtruar në spital.

Mes të plagosurve ndodhen edhe dy fëmijë, ndërsa disa prej të hospitalizuarve janë në gjendje kritike, tha zëvendësministri i Shëndetësisë i Kazakistanit.

Related Articles