Në ditët e fundit, aksidentet janë shtuar si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, me reshje bore dhe temperatura të ulëta.
Një aksident i tillë ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Kmetoc, në drejtim të Kamenicës.
Në vendin e ngjarjes është e pranishme Policia e Kosovës, e cila po heton shkaqet e aksidentit.
Policia apelon vazhdimisht te shoferët për kujdes të shtuar në komunikacion, duke marrë parasysh kushtet e vështira të motit që po mbizotërojnë në vend./GazetaEnigma/