Numri i infeksioneve po rritet në SHBA, kryesisht midis të pa vaksinuarve

Numri i infeksioneve po rritet në SHBA, kryesisht midis të pa vaksinuarve

Në Shtetet e Bashkuara, numri i infeksioneve është rritur rreth 11 për qind nga java e kaluar, kryesisht midis të pa vaksinuarve, thanë zyrtarët, ndërsa varianti shumë ngjitës delta po bëhet mbizotërues në vend.

Rreth 93 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve të infektimit në ditët e fundit është regjistruar në rrethe ku shkalla e vaksinimit është më e ulët se 40 për qind, tha drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky në një konferencë shtypi. Të dhënat nga muajt e fundit tregojnë se 99.5 për qind e vdekjeve janë raportuar në njerëz të pa vaksinuar, shtoi ajo. “Thënë thjesht – në zonat me një normë të ulët vaksinimi, numri i shtrimeve në spital po rritet”, theksoi Walensky.

Related Articles