Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur rreth orës 18:40 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Milloshevë.
Në aksident ishin të përfshira tre automjete.
Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 18:40, në rrugën “Prishtinë-Mitrovicë” respektivisht në fshatin Milloshevë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë ai.