Gjatë dy ditëve të fundit, njësitë policore të Podujevës kanë sekuestruar katër armë zjarri në katër raste të ndryshme, gjatë kontrolleve tek persona të dyshuar, automjete dhe në një aheng.
Këto veprime janë ndërmarrë në bazë të dyshimeve të bazuara dhe kanë rezultuar në eliminimin e rreziqeve të mundshme për sigurinë publike.
“Në një rast tjetër, zyrtarët policor të Podujevës kanë parandaluar një rrahje të planifikuar nga disa persona të mitur, pas hetimeve dhe dyshimeve të bazuara për një konflikt të mundshëm. Gjatë ndërhyrjes, janë sekuestruar armë të ftohta”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit e të gjitha rasteve janë proceduar mëtejme në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit./GazetaEnigma/