Drita ia doli të fitojë me rezultat të ngushtë 2 – 1 ndaj skuadrës së Malit të Zi në “Fadil Vokrri”.
Pas ndeshjes, Mulalic ka lavdëruar lojën e Arbnor Mujës, por tha se do analizojë ndeshjen për të parë gabimet dhe shpreson në kualifikim.
“Pjesa e parë ishte e mirë, por goli i pranuar mund të thuhet se bëri që lojtarët të fillojnë të lodhën”.
“Pjesa e dytë ishte jo shumë e mirë me Dritën që provoi përmes Mujës që i çaktivizonte mbrojtjen me shpejtësi, mirëpo kemi kohë edhe 90 minuta për ta përmbysur lojën”.
“Do të analizojmë ndeshjen për të parë gabimet dhe të shpresojnë për kualifikimin në raundin tjetër”, deklaroi ai pas ndeshjes.
Ndërkohë, ndeshja kthyese zhvillohet javën e ardhshme.