Tre policë janë pezulluar nga puna në Tiranë, raporton Gazeta “Enigma”.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqen tre punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar të njëjtit nga detyra.
Sipas Euronew.al, policët goditën me shuplakë 15-vjeçarin gjatë arrestimit.
Të pezulluarit janë Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6; Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6; dhe Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.