Janë arrestuar 17 persona të dyshuar për vrasjen e presidentit të Haitit, 15 prej tyre nga Kolumbia, konfirmuan të enjten zyrtarët haitianë.
Shefi i Policisë Kombëtare të Haitit shtoi se tre të dyshuar të tjerë u vranë dhe tetë të tjerë janë në arrati, shkruan Associated Press.
Të dyshuarit u detyruan që të parakalojnë para mediave në kryeqytetin, Port-au-Prince.
Duke folur në Bogota, ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë tha se raportet fillestare tregonin se të dyshuarit e identifikuar si kolumbianë ishin anëtarë në pension të ushtrisë kombëtare.
Ai tha se qeveria kishte nxitur ushtrinë dhe policinë të bashkëpunojnë plotësisht me hetimin.