Në Los Anxhelos është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Kjo pasi një zjarr shpërtheu nga 10 hektarë në më shumë se 2900 hektarë në vetëm pak kohë.
Shefi i zjarrfikësve Kristin Croëley deklaroi se më shumë se 30 mijë njerëz janë nën urdhra evakuimi dhe 13 mijë ndërtesa janë nën kërcënim.
Në disa pamje shihen shtëpi të kapluara nga zjarri në zonën e Paqësorit Palisades dhe banorët që braktisin makinat e tyre për t’u larguar nga flakët, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Zjarri shpërtheu rreth orës lokale 10:30 të martën i nxitur nga erërat me shpejtësi 80 km/h dhe kushtet tepër të thata./Gazeta Enigma