Publikohet lista e pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2025

Publikohet lista e pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2025

Indeksi i Pasaportave Henley ka publikuar listën e pasaportave më të fuqishme për vitin 2025.

Singapori ka rimarrë pozitën e parë . Mbajtësit e këtij dokumenti të dëshirueshëm gëzojnë akses pa viza në 195 nga 227 destinacione në mbarë botën, më shumë se qytetarët e çdo vendi tjetër në planet.

Japonia është e dyta në renditje, me derë të hapur për 193 destinacione, pasi ka rifituar aksesin pa viza në Kinën fqinje për herë të parë që nga bllokimet e Covid-19.

Shtetet anëtare të BE-së, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja janë në vendin e tretë, së bashku me Finlandën dhe Korenë e Jugut, me akses në 192 destinacione pa viza paraprake.

Pozicioni i katërt në renditje është një dëshmi e fuqisë së zonës Shengen pa kufij të Bashkimit Evropian, e cila garanton lëvizjen e lirë për më shumë se 425 milionë qytetarë të BE-së. Kjo pozitë mbahet nga shtatë vende të BE-së, secila me akses pa viza në 191 destinacione: Austri, Danimarkë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Norvegji dhe Suedi.

Në vendin e pestë janë pesë vende – Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra dhe Britania e Madhe – që të gjitha kanë akses pa viza në 190 destinacione.

Pjesa tjetër e top 10 dominohet nga vendet evropiane. Australia dhe Greqia janë të barabartë në vendin e gjashtë, ndërsa Malta, Polonia dhe Kanadaja janë në vendin e shtatë.

Vendi i tetë ndahet nga Çekia dhe Hungaria. Shtetet e Bashkuara dhe Estonia janë në vendin e 9-të, dhe vendi i 10-të mbahet nga Letonia, Lituania, Sllovenia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. /Gazeta Enigma

Related Articles