Gjini: Kurti vetes ia ka rritur pagën për 600 euro, ndërsa shërbyesve civil vetëm 6 euro

Gjini: Kurti vetes ia ka rritur pagën për 600 euro, ndërsa shërbyesve civil vetëm 6 euro

Nënkryetari i AAK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ia ka rritur pagën vetes për 600 euro, raporton Gazeta “Enigma”.

Ndërsa shërbyesve civilë ua ka rritur në këtë kohë vetëm 12, 8 ose 6 euro tha Gjini në Rubikon.

“Kur ka ardhur Kurti në qeveri, i ka rritur pagat edhe të kryeministrit, edhe të ministrave, edhe zëvendësministrave, edhe të këshilltarëve të vetë. Rrogat e këshilltarëve i ka bërë më të mëdha se të kryetarëve të komunave. Zëvendësministrat i kanë pagat më të mëdha se të kryetarëve të komunave. Por, duhet të tregojë se ky shërbyesve civilë ua ka rritur pagat 12, ose 8, ose 6 euro, vetes ia ka rritur pagën 600 euro”, deklaroi Gjini.

Related Articles