IHMK apelon për kujdes drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, shkak ngricat

IHMK apelon për kujdes drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, shkak ngricat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka treguar se një cilkon ciklon që ka ardhur nga jugu i Italisë dhe rajoni i Detit Jon ka sjellë reshje intensive në disa zona, kryesisht me lartësi mesatare dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.

Sipas një njoftimi ata theksojnë se kjo situatë meteorologjike pritet të vijojë me reshje të reja bore, kryesisht ditën e hënë.

Për shkak se ngricat tashmë janë prezente në të gjitha zonat, siç thuhet në njoftimin e IHMK-së, duke e bërë qarkullimin më të vështirë, ky institut ka apelur për kujdes nga drejtuesit e automjeteve, këmbësorët dhe të moshuarit.

“Rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme”.

“Gjithashtu, këmbësorët dhe personat e moshuar këshillohen të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur rrëshqitjet dhe incidentet në rrugë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Gazeta Enigma

Related Articles