Koordinatori i ‘Guxo” në Mitrovicë: Nuk e mbështes Haxhi Avdylin për kryetar.
Tafil Peci, koordinator i listës “Guxo” në Mitrovicë, ka thënë që janë të konsoliduar dhe shumë “mirë të organizuar”.
“Lista”Guxo” në Mitrovicë është një listë e konsoliduar, e përbërë prej 10 nëndegëve që kanë kaluar në subjektin Guxo. Parimisht, jemi dakord që të mbesim në marrëveshjen e nënshkruar nga Osmani dhe Kurti që të jemi në listë të përbashkët me VV. Ne në Mitrovicë kemi shumë arsye, ka disa vite që jemi në bashkëqeverisje me pushtetin lokal këtu dhe nuk shohim arsye pse të ndahemi dhe të garojmë më dy subjekte politike”, tha ai për Klan Kosovën.
Peci theksoi se nuk do të përkrahë Haxhi Abdylin për të udhëhequr Listën “Guxo”.
“Do të doja ta përshëndesja Dërgutin dhe kësaj liste që i ka prirë Vjosa Osmani dhe tash nuk i prinë më dhe ne kemi koordinator, por nuk kemi përfaqësues. Nuk besoj që do të ketë shkrirje në tërësi në Vetëvendosje, ka një marrëveshje e cila duhet të vazhdojë edhe në zgjedhje lokale dhe gjithsesi do të regjistrohet mbas zgjedhjeve lokale”.
“Besoj që në këtë rast në mes Haxhi Abdylit, Donikës dhe Fatonit shumë shpejt njëri nga këta të tre do të marrin guximin që ta udhëheqin Listën Guxo. Haxhi Abdylin nuk e përkrah, sepse nuk është ndonjë figurë publike. Deklaratat e tij dje në një televizion për koordinatorin e degës më ka iritu në njëfarë mënyre. Haxhi Abdyli nuk është i pjekur politikisht”, tha Peci.