Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin William G. Walker
Osmani në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut ka falënderuar Walkerin për kontributin e tij për të dëshmuar të vërtetën e kësaj masakre.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin William G. Walker
Në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin William G. Walker, të cilin e falënderoi për kontributin e tij për të vërtetën për Reçakun.
Sipas Presidentes Osmani, Masakra e vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë është kujtesë e përhershme për 45 burrat, gratë dhe të moshuarit, të cilët u masakruan brutalisht më 15 janar 1999.
“E vërteta e Reçakut është e pamohueshme”, ka potencuar Presidentja Osmani.