Gjatë ditës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, pritet të ngrihet aktakuzë mbi vrasjen e Liridona Ademaj.
Kjo aktakuzë pritet të zbardhet në konferencën e Prokurorisë e cila është paraparë që të filloj në ora 10:00.
Pjesmarrjen në këtë konferencë e kanë konfirmuar familjarë të tashmë të ndjerës.
Kështu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, vëllau i Liridonës.
“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, shkroi Ademaj në Facebook.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të 2023-tës, në Prishtinë.
Vrasja e saj dyshohet të jetë inskenuar nga bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli. /Gazeta Enigma