Sugareski do të kandidojë për kryetar të Prilepit

Sugareski do të kandidojë për kryetar të Prilepit

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, U.d drejtori i Drejtorisë Doganore Goran Sugareski njoftoi se do të paraqesë kandidaturë në LSDM për kandidat për kryetar të komunës së Prilepit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Sot njoftoj se po hyj në garë demokratike për kandidat për kryetar të komunës së Prilepit në zgjedhjet lokale. Nëse fitoj besimin e anëtarëve të partisë time, jam i sigurt se si kandidat i LSDM-së, së bashku me banorët e komunës sonë të Prilepit do të arrijmë fitore të përbashkët gjithë popullore. Një fitore me të cilën do të jemi krenarë. Pse po e bëj këtë tani, disa muaj para zgjedhjeve lokale? Sepse mendoj se një qyteti hero i ngjanë të jetë shembull dhe paralajmërues i shkalle të re në zhvillimin demokratik”.

“Unë kam kaluar gjithë karrierën time politike deri më tani si “fajter” politik, por që nuk kam dhënë asnjë goditje nën brez. Prandaj, mendoj se është e vetmja gjë e saktë dhe korrekte politikisht në fund të mandatit 6-mujor të u.d drejtor të ndalojë kryerjen e detyrës publike në Drejtorinë Doganore”, shkroi Sugareski.

Ai gjithashtu ka shkruar se nuk dëshiron të lërë as dyshimin më të vogël se do të abuzojë me pjesëmarrjen e tij në pushtetin ekzekutiv, në asnjë mënyrë për të ndikuar në procedurën e zgjedhjes së një kandidati për kryetar komune.

Related Articles