KQZ ka marrë vendim për miratimin e dy vendvotimeve shtesë në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike në Bernë dhe Gjenevë, në Zvicër.
Po ashtu, KQZ ka vendosur që në përfaqësinë diplomatike në Stokholm të hapet vetëm një vendvotim, duke ulur numrin e vendvotimeve nga dy që ishin planifikuar fillimisht, për shkak të numrit të vogël të votuesve të regjistruar, 271, njofton Gazeta Enigma.
Pas këtij vendimi të KQZ-së, në përgjithësi procesi i votimit do të zhvillohet në 46 vendvotime të 17 ambasadave dhe 15 konsullatave të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme të botës.
Më 9 janar 2025, ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi. Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit:
• duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo
• duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për miratimin e ekipeve të autorizuara për tërheqjen e dërgesave postare jashtë Kosovës./GazetaEnigma/