Lidhjea Demokratike e Kosovës është dënuar me 20 mijë euro gjobë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi deputetja e kësaj partie, Xhenet Syka, ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin.
Ankesa në PZAP u bë nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.
LDK ka afat prej 15 ditësh që ta paguaj gjobën.
LVV në ankesë ka bashkëngjitur edhe linkun e videos për të cilën është ankuar.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e gjobitur në këtë rast, ka kundërshtuar ankesën duke thënë se videoja është e përpunuar dhe se fillimisht është publikuar nga dikush tjetër.
PZAP në vendim thotë se kjo fotografi më vonë është fshirë nga faqja e kandidates Xhenet Syka.
”Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nxitur urrejtje ndaj subjektit politik LVV, në atë mënyrë që përmes rrjetit social ka publikuar, përkatësisht shpërndarjen në faqen e saj të rrjetit social video ku në këtë video, është bërë krahasimi i personaliteti i kryetarit të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje me figurën e Adolf Hitlerit” – thuhet mes tjerash në vendimin e PZAP-së.