Reshjet e shiut në rajonin e Deçanit kanë bërë që në një pjesë të rrugës të ketë edhe vërshime.
Si pasojë e vërshimeve, një numër i qytetarëve kanë mbetur të bllokuar në atë zonë.
Në kilometrin e gjashtë në rrugën Deçan-Plavë, sipas një faqeje lokale, ka dalur edhe i pari i Deçanit Bashkim Ramosaj.
Ai u pa në vendin e ngjarjes, teksa uji kishte vërshuar një pjesë të kësaj zone.
Në këtë rrugë po ashtu është parë se një kamionetë ishte bllokuar pasi dheu e gurët janë bartur nga uji.