Haradinaj: Duhet të prodhojmë energji elektrike dhe të shpërndahen subvencione për bujqësi

Haradinaj: Duhet të prodhojmë energji elektrike dhe të shpërndahen subvencione për bujqësi

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, në një tubim me qytetarët në Rahovec, ka theksuar se duhet të prodhohet energji elektrike në vend.

Ai ka theksuar se duhet të futet në funksion gazsjellësi amerikanë.

“Duhet të prodhohet energji në Kosovë, nuk ka si të shkojmë përpara vetëm nëse blejmë energji. Nëse ne ekzistojmë vetëm t’i pasurojmë ata që blejnë dhe shesin energji, ne shkuam dëm si vend dhe si ekonomi, nuk kemi garancë këtu. Na duhet gjithqysh të prodhojmë, e kemi gazsjellësin amerikan prej Shkupit na duhet shpejt”.

Ndër tjera, ai ka theksuar se qytetarët e Rahovecit, pjesë e madhe e tyre që punojnë me bujqësi duhet të marrin mbështetje dhe subvencione.

“Ju lutem sa herë kam ardh në Rahovec, e kam thënë një fjalë dhe i besoj asaj fjale, ‘Nuk ka vend më mirë nëse je mirë te populli dhe tek Zoti, se sa në Rahovec me e pru paren e Kosovës dhe të buxhetit’. Nuk e di ku e dërgon më me të drejtë, se sa tek ju, nuk e di se kush është më punëtorë se ju. Duhet të rriten subvencionet për bujqësi, e jo me i vonu, e jo me i torturu, nuk munden t’iu lë vetëm nëse ka fatkeqësi natyrore, nuk mundem t’iu lë vetëm, duhet me qenë me ju, nuk duhet me ju lënë vetëm në projektet e juaja”, ka thënë Haradinaj. 

Related Articles