Nis renovimi i Palestrës së Sporteve në Gjilan 2.7 milionë euro

Nis renovimi i Palestrës së Sporteve në Gjilan 2.7 milionë euro

Nisin punimet për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan, një projekt me vlerë prej 2.7 milionë euro.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se ky investim do të sjellë përmirësime të rëndësishme në infrastrukturën sportive të qytetit, shkruan Gazeta Enigma.

“Kjo palestër mbi një dekadë ka qenë në gjendje të mjerueshme, pa ngrohje, pa klimatizim dhe pa kushte të mira për përgatitjen e sportisëve. Po ashtu edhe kulmi ka pikur vazhdimisht”, tha Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, shtoi se me renovimin e tërsishëm të palestrës, duke përfshirë edhe pjesën e jashtme. sportistëve tanë i krijohen kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë./GazetaEnigma/

Related Articles