Një grua ka lindur një foshnjë pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore, Prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet çështje penale në lidhje me incidentin.
Ngjarja ka ndodhur më 16 qershor rreth orës 11:50, ndërsa urdhëri për hapje të çështjes penale është marrë dje.
“Mitrovicë Veri (NN) 13.06.2021 – 11:50. Me datën e lartcekur viktima femër kosovare në Spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut ka lindur foshnjën e gjinisë mashkullore pa shenja jete. Pastaj me datë 09.07.2021 pas një pune hetimore, prokurori kujdestar ka urdhëruar që në bazë të gjitha informacioneve, deklaratave dhe dokumenteve mjekësore të mbledhura, të hapet çështja penale në lidhje me incidentin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.