Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj ka komentuar videon e një mërgimtari i cili pretendon se ka parë disa “UFO”.
Luan Dana i cili po vinte nga Zvicra në Kosovë me aeroplan, po pretendon se ka filmuar UFO (objekte të paidentifikuara) derisa po shikonte kah dritarja.
Për këtë deputeti i LVV-së, Jahja Kokaj ka folur në detaje për mundësinë e ekzistencës së UFO-ve gjersa ka treguar edhe formën e vërtetimit të videos ku pretendohet se janë filmuar objekte të paidentifikuara nga hapësira.
“Këtu (aeroplani) është mbi re duke fluturuar. Këtu fluturojnë disa drita me shpejtësi mjaft të madhe. Në bazë të informacioneve të cilat mund të merren në këtë blic-shikim, nuk mund të ‘konkludohet’ në diçka konkrete që është apo se çka është,” – ka thënë ai.
Sipas, Kokajt për identifikimin objektit në video, ekziston metoda “stroboskopike” ku ndalohet objekti i filmuar, ekzaminohet duke e rritur imazhin dhe shikohet struktura (texture) e objektit bashkë me aerodinamikën e saj për ta gjetur shpejtësinë e lëvizjes së objektit.
“Është një gjë interesante në këtë video, është paraqit një dritë aty dhe për t’u paraqitur ajo dritë duhet të ekzistojë një objekt aty që ta reflektojë atë dritë,” – tha ai në “DIREKT” në ATV.
Megjithatë, Kokaj ka shtuar se me këtë video nuk mund të kemi një përfundim pasi që duhet një studim i thellë.
Shpjegimin e Kokës mund ta ndiqni nga minuta 32:35.