Gjesti i madh nga Depay, pranon menjëherë uljen e pagës për t’i ndihmuar Barcelonës

Gjesti i madh nga Depay, pranon menjëherë uljen e pagës për t’i ndihmuar Barcelonës

Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë të tmerrshme financiare.

Gjiganti katalunas po synon t’i largojë disa nga futbollistët më të paguar në klub në mënyrë që të ulin kostot e pagave.

Por një gjë shumë interesante ka ndodhur me lojtarin më të ri të Barçës, holandezin Memphis Depay.

Javë më parë lojtari është zyrtarizuar nga Barcelona, derisa marrëveshja ishte për një kontratë tri vjeçare me Depayn që do të fitonte gjashtë milionë funte në sezon.

Por ende pa filluar mirë lojtari aventurën në Kataluni, i është kërkuar ulja e pagës.

Joan Laporta ka folur me futbollistin për ta zbritur pagën e tij nga gjashtë milionë në 4,4 milionë funte dhe ka marrë një përgjigje pozitive.

Sipas mediave spanjolle, Depay i ka thënë presidentit Laporta se është krenar që ka mundësi ta ndihmoj klubin e tij të ri.

Lojtarët si Miralem Pjanic, Samuel Umtiti apo Antoine Griezmann që kanë paga të larta pritet të largohen gjatë verës nga Camp Nou, në mënyrë që Barcelona t’i ul shpenzimet e pagave.

Related Articles