Baseli është përballur sot me Luganon, në ndeshjen e javës së 19-të në Superligën e Zvicrës.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 2 me 2.
Ishte Xherdan Shaqiri, futbollisti shqiptar që shpëtoi skuadrën e tij nga humbja.
Ai shënoi gol nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit për t’i barazuar shifrat në 2:2.
Gjatë këtij takimi gol shënoi edhe lojtari tjetër shqiptar, Albian Hajdari. /Gazeta Enigma