Kurti kujton Rugovën në 19 vjetorin e vdekjes

Kurti kujton Rugovën në 19 vjetorin e vdekjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar figurën historike dhe politike të presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, në 19 vjetorin e vdekjes së tij, shkruan Gazeta Enigma.

Kurti kujton rastet kur e takoi Rugovën dhe se si e mban mend figurën e tij.

“Në fillet e angazhimit tim politik, më 1997, kam patur rastin ta takoj dy herë Presidentin Ibrahim Rugova, prej kur figura e tij më ka mbetur në kujtesë në trajtën e imazhit të një njeriu të urtë, paqësor dhe besnik ndaj rrugës së dialogimit në politikë”, ka shkruar Kurti.

Tutje, Kurti tha se Rugova i ka lënë Kosovës një trashëgimi të madhe.

“Dr. Ibrahim Rugova i ka lënë Kosovës një trashëgimi të madhe politike, institucionale dhe letrare e studimore, e cila është mbledhur dhe studiuar, por që edhe më tutje pritet të njihet dhe të studiohet nga politologët, historianët, filozofët dhe kritikët e letërsisë”, shkroi Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

Related Articles